Handicap International France – Pastrimi i minave

Këtë shkrim ua dedikoj kolegëve të mi të sektorit të deminimit të Handicap International – Humanity & Inclusion, kosovarë dhe të huaj, që punuan së bashku me organizatat tjera humanitare për pastrimin e Kosovës nga minat anti-personale dhe nga mjetet e paeksploduara prej 1999 deri 2003. Përveq pastrimit, e arritur e madhe e kësaj pune ishte projekti “Feniks” gjatë të cilit krijuam dhe trajnuam ekipet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës për pastrimin afatgjatë, të cilat vazhdojnë të funksionojnë sot në kuadër të Ushtrisë së Kosovës.Pas luftës, hartat e 600 fushave të minuara të vendosura nga Ushtria Jugosllave në të gjithë Kosovën, ishin në dispozicion të OKB-së dhe NATO-s për të ndihmuar procesin e pastrimit të minave. Megjithatë, nuk kishte të dhëna për minat e vendosura nga forcat dhe paramilitarët specialë të policisë serbe, të cilat shkaktuan aksidente të mëdha dhe viktima të shumëta. Ndërkohë, bombat e lëshuara nga NATO gjatë sulmeve të saj ajrore, kishin një normë dështimi prej 10-20%, duke krijuar rreziqe të mëtejshme të mundshme nga municionet e pashpërthyera. Për 3 vite, duke iu falënderuar donatorëve, organizatat humanitare deminuese pastruan 90% të Kosovës, ndërsa kjo punë vazhdon të bëhet edhe sot nga Ushtria e Kosoves