Me kete shkrim, dua ta kujtoj punen time te para 27 viteve ne organizaten joqeveritare franqeze Handicap International – Humanity & Inclusion (HI) dhe njerin nga projektet me te rendesishme te programit te saj ne Kosove, Handikos-in. Kujtoj me respekt te madh zt. Halit Ferizi, formuesin e Handikos-it dhe koleget e shumte nderkombetare dhe kosovare te angazhuar permes organizatave humanitare te huaja dhe lokale, vullnetareve te shumte qe dhane kontributin e paharrueshem ne krijimin e nje vizioni te ri ne drejtim te integrimit dhe fuqizimit te personave me aftesi te kufizuara – jo vetem ne Kosove!
***
Qe nga 1994, Handicap International (HI) i ndihmonte Shoqates se Paraplegjikeve dhe Paralizes se Femijeve kryesisht ne ngritjen e kapaciteteve si shoqate, ne identifikimin e anetareve te saj, si dhe regjistrimin ne databaze per percjelljen dhe furnizimin me mjete ortopedike dhe materiale esenciale.
Shume shpejt, Shoqata u rrit dhe ne bashkepunim te ngushte me HI, rrjetin e shoqates humanitare Nena Tereze dhe Oxfam (shoqate humanitare joqeveritare angleze), ndertoi rrjetin e grupeve aktive lokale te perbera nga vullnetare neper te giitha komunat e Kosoves.
Ky rrjet arriti qe gjate periudhes se rende per Kosoven, perfshire edhe luften, te ndihmoje me mijera persona me aftesi te kufizuara ne Kosove, duke sensibilizuar popullaten per çeshtjen dhe duke nxjerre nga izolimi nje numer shume te madh te anetareve te saj. Per here te pare ne keto treva u krijuan Qendrat e Rehabilitimit ne Bashkesi te cilat ofruan sherbime mjekesoro-rehabilituese dhe psikosociale per te rriturit, familjaret dhe femijet ne nevoje.
Pas luftes, Shoqata vazhdoi aktivitetin e saj fale nje numri shume te madh te donatoreve dhe organizatave duke formalizuar perfaqesite e saja neper komunat e Kosoves dhe Qendrat e Rehabilitimit ne Bashkesi, duke ngritur kapacitetet njerezore e asetet, si dhe duke ndertuar nje numer te madh te objekteve neper tere Kosoven, te cilat sot menaxhohen nga Handikos.
Inspiruar nga emri i Handicap International, me vizion te zgjerimit te fusheveprimit te shoqates edhe jashte Kosoves, dhe perfaqesimit me te gjere te anetaresise, ne vitin 2000 vendosem te nderrohet emri nga Shoqata e Paraplegjikeve, ne Handikos.
Sot Handikos ka arritur qellimin e vet. Eshte organizate shembull nen menaxhim nga dhe perfaqesim te anetareve te saj dhe njeherit njera nga organizatat me te medha ne Evropen Juglindore, te cilat luftojne pabarazite dhe ndihmojne personat me aftesi te kufizuara. Andaj, edhe eshte mburrja ime me e madhe!