Projekti qe provokoi zhvillimin e shendetesise ne Kosove

Ne fund te vitit 2011, filluam bisedimet dhe pergatitjet per Spitalin Amerikan ne Prishtine, i cili u hap ne Mars 2012 ne nje objekt modest spitalor ne hyrje te Ajvalise. Ne vitin 2015, spitali u transferua ne objektin ne te cilin funksionon edhe sot. Nga koha e hapjes e deri me 2016, sherbeva si drejtues i Spitalit Amerikan ne Prishtine. 

Projekti ishte investim i fondit amerikan Bedminster Capital (BC) dhe ishte pjese e rrjetit te spitaleve amerikane tashme te zhvilluara ne Shqiperi nga kolegu im dhe anetari i bordit te BC, Dr. Klodian Allajbeu. 

Megjithese deri atehere kishte iniciativa te mira ne sektorin privat, Kosoves i mungonte nje strukture e pergjithshme spitalore e cila mund te konkurronte me spitalet e shteteve fqinje. Me ndihmen e kolegeve te huaj, krahas profesionisteve kosovare, Spitali Amerikan ne Kosove arriti te konsolidohet shume shpejt duke tejkaluar kapacitetet e veta hapsinore brenda nje vit pune. 

Me me shume se 200 te punesuar dhe 100+ furnitore, SA u shpall nder tatim-paguesit me te mire ne Kosove ne vitet 2014 dhe 2015. Nder te paret ne vend, ky spital arriti ta thente joformalitetin tatimor duke sjelle nje qasje ndryshe nga praktikat e deriatehershme te mjekesise private.

Ne SA, kryheshin mesatarisht 1500-2000 intervenime gjate vitit – shume nga to inovative me metoda te paaplikuara me pare. Nder me te rendesishmet ishin aplikimi i gjere i intervenimeve laparaskopike ne kirurgji, urologji dhe gjinekologji, perdorimi i staplereve dhe ndihmesave tjera, perdorimi i pajisje ultrasonike ne intervenimet kirurgjike, intervenimet artroskopike dhe aplikimi i gjere i implanteve te klasit te pare ne ortopedi, intervenimet endourologjike dhe perkutane, intervenimet ne ezofag me metodat me te avansuara te kohes, intervenimet ne lukth per personat obez, intervenimet e avansuara kardiokirurgjike, aplikimi i kemoterapise me pajisje dhe metoda inovative e shume te tjera.

Nje dekade me vone, keto metoda aplikohen gjeresisht ne sektorin publik dhe privat ne Kosove, duke bere qe shumica e intervenimeve kirurgjike te kryhen me lehtesi dhe sukses. Sot, mjekesia kosovare i afrohet mjekesise evropiane si asnjehere me pare. Me investime me te medha ne dy sektoret dhe menaxhim me profesional keto te arritura do te mund te utililizohen dhe te behen edhe me te qasshme per pacientet.